Sport Ndërron jetë ish-legjenda e Dinamos, Ilir Luarasi

Ndërron jetë ish-legjenda e Dinamos, Ilir Luarasi

513
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi.

Ish-portieri dinamovit është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë. Prej vitesh ai jetonte në vendin transalpin.

Luarasi që në muajin mars mbushi 64 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua. Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdfini, Zëre, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj.

Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij.

Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.

Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.

17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)