Kryesoret Rikthehet gripi i derrit në Elbasan, të sëmurët jashtë rrezikut

Rikthehet gripi i derrit në Elbasan, të sëmurët jashtë rrezikut

208
SHPËRNDAJE

Në spitalin infektiv të Elbasanit janë paraqitur disa pacientë me gripin e derrit.

Bartësit e virusit AH1N1, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët këshillojnë kujdes, por thonë se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore.

Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje koke, humbje oreksi, këputje, skuqje dhe djegie të syve, dhimbje fyti, bllokim hundësh dhe kollë e thatë.

Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

18 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)