Vajza e madhe e tyre mban emrin North, djali Saint, ndërsa të sapolindurës Kim dhe Kanye i kanë vendosur një emër disi të veçantë.


Ata kanë vendosur ta quajnë Chicago West, dhe kuptimi i saj ka të bëjë me vendin ku është ritur reperi, pra Chicago.


E duke pasur parasysh emrin e motrës dhe vëllait të saj, Chicago West merr disi kuptim. Kim bëri të ditur zgjedhjen e tyre në blogun e saj të premten, në të njëjtën formë si lajmi i lindjes.


E vogla erdhi në jetë më 15 janar nga një nënë surrogate, me peshën 3.3 kg.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)