Fenomeni i dhunës në familje ka goditur sërish dhe këtë herë e lënduara është 50 vjeçarja me inicialet L.H. nga Elbasani.


Ajo është dhunuar nga bashkëshorti 51-vjeçar, Albert Çehu, i cili është arrestuar nga policia.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Albert Çehu, 51 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen “Dyli Haxhire” për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe”, njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)