Lëvizja Vetëvendosje u përfshi nga një valë largimesh, ku eksponentë të rëndësishëm, mes tyre edhe deputetë dhanë dorëheqjen nga funksionet në parti.
Gjithë situata u tensionua në gjirin e VV, pas një mesazh të publikuar, ku deputetja Aida Dërguti ofendonte me fjalë banale liderin Albin Kurti.
Me dorëheqjet e njëpasnjëshme u formua një grupim njerëzish të rreshtuar kundër Albin Kurtit, njeriut që krijoi Vetëvendosjen dhe i afirmoi në aspektin politik.
“Bota Sot” shkruan se javën e ardhshme kyr grup njerëzish do të formojë një parti të re, që po njihet si “Krahu i Molliqajt”.
Partia e re do të quhet “Alternativa Social Demokrate”, dhe kryetar i saj do të jetë ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nënkryetare do të jetë Aida Dërguti, raporton “Bota Sot”
Dardan Molliqaj, pritet të mbaj postin e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë forcë të re politike.
20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)