Qindra mijëra gra anembanë Amerikës dhe botës dolën në rrugë për marsshimin e grave të vitit 2018, një vit pasi ngjarja e parë e tillë u mbajt në kundërshtim të presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump.


Demonstrueset vërshuan në rrugë, në protesta në qytetet amerikane në të gjithë vendin, me tubime paralele në Evropë, Azi dhe Afrikë duke e kthyer ngjarjen në një çështje globale.


Autoritetet vlerësuan se mbi 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin e Nju Jorkut dhe se rreth 300,000 u shfaqën në Los Anxhelos.


Teksa marshimet inauguruese të vitit 2017 funksiononin si një thirrje primare kundër fitores së zgjedhjeve të zotit Trump, përsëritja e vitit 2018 shërbeu pjesërisht si një tubim politik mbarëkombëtar.


Zyrtarët e zgjedhur dhe demokratët liberalë i kërkuan të pranishmëve të kanalizonin energjinë dhe frustrimin e tyre me politikat e zotit Trump në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, ku demokratët shpresojnë të heqin kontrollin e Kongresit, qeverisjes dhe legjislaturës shtetërore.


Marshimi kryesor ishte në Uashington DC, i cili do të përsëritet sot – por miliona në mbarë botën vërshuan në rrugë.


Marshimi do të përsëritet globalisht gjatë fundjavës, me tubime të mëdha që priten në Uashington DC, Nju Jork, Los Anxheles dhe Las Vegas.


Demonstratat e këtij viti po zhvillohen në koordinim me mitingjet e planifikuara për fundjavën në rreth 250 qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.


Marshimet ndodhin në një kohë të trazuar në Uashington, me qeverinë që u mbyll të shtunën pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën të kalonin një projekt-ligj të ri për buxhetin.


Disa nga protestuesit kundërshtojnë lëvizjet e z. Trump për shëndetin riprodhues dhe qëndrimin e tij kundër abortit.



21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)