Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë orëve të mbrëmjes. Një banesë është shkrumbuar totalisht dhe nga zjarri kanë humbur jetën edhe dy personat që banonin aty.


Viktimat janë nënë e bir, 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 43-vjeçari Novruz Hoxhallari.


Të dy trupat janë shkrumbuar nga zjarri që ra në banesën e tyre, e cila gjendet në lagjen “1 Maji”, pranë Pyllit të Sodës.


Mësohet se ata po qëndronin në një dhomë të banesës, ku ngroheshin me anë të një sobe me dru.


Rreth orëve të mbrëmjes, bashkëshortja e 43 vjeçarit është larguar për të fjetur ndërsa nënë e bir kanë qëndruar.


Rreth orës 04:00 të mëngjesit, gruaja ka shkuar në dhomë duke gjetur të vdekur bashkëshortin dhe vjehrrën.


Familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë dhe ishin të ardhur nga Maliqi.


Sipas familjarëve Novruzi është i martuar dhe ka një djalë. Ai jetonte kryesisht ne Greqi ku edhe punonte.


Dyshimet e para janë se flakët në banesë mund të kenë rënë si pasojë e një cigareje të ndezur, ose prej shpërthimit të një bombole gazi që përdorej nga familjarët për t’u ngrohur.



21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)