Dhjetëra milionë euro evazion fiskal spanjoll në harkun e katër viteve. Këtë herë, ajo që nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit, është këngëtarja kolumbiane Shakira, gruaja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, e akuzuar për mashtrim nga Tatimet për të ardhura të fituara mes viteve 2011 dhe 2014.


Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “La Vanguardia” dhe ka të bëjë me vitet ku këngëtarja jetonte në Spanjë, ku nuk kishte akoma një banesë zyrtare.


Sipas inspektorëve të Fisco-s, edhe në atë periudhë Shakira kishte qëndruar në Barcelonë më shumë se 183 ditë në vit, ku sipas ligjit është d detyruar të paguajë taksat në vend.


Kush punon me Shakirën flet për “një indiferencë kriteresh të vlerësimit dhe jo për mashtrim fiskal: është përdorur vetëm një teknikë ndryshe”.


Fitimet e këngëtares, vijnë praktikisht nga koncerte jashtë, por tatimet spanjolle theksojnë se taksat për atë periudhë, Shakira duhet t’i paguajë në Madrid.


Të dhënat e revistës “Forbes”, thonë se mes 2010 dhe 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj muzikorë jashtë.


Shumë fansa të këngëtares janë të bindur se bëhet fjalë për një hakmarrje “transversale” të sistemit tatimor spanjoll: bashkëshorti i saj, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanas, duke shkuar të votonte në referendumin të deklaruar si të paligjshëm nga qeveria.


Tani fjala i kalon Prokurorisë. Akuza mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë yllit muzikor kolumbian, e cila rrezikon, përveç se një gjobë të kripur, edhe dy vjet burg.


Me 40-vjeçaren amerikano-latine, zgjerohet lista e “Vip”-ave që kanë përfunduar në shënjestër të Tatimeve spanjolle: në të shkuarën kanë qenë Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Hoze Mourinjo.


22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)