Një i moshuar ka ndërrruar jetë pas plagëve të rënda që mori, pasi ra nga ballkoni i pallatit ku jetonte.


Ngjarja ndodhi në lagjen nr 14 në Korçë. Policia njofton se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, 88 vjeç, i cili me pas ka gjetur edhe vdekjes.


“Më datë 25.01.2018, në lagjen nr 14 në Korçë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, 88 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”, – thuhet në njoftimin e policisë.


26 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)