Një shtetas i dënuar me 7 vite burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” është arrestuar nga Policia e Mirditës.
Policia lokale njofton se në panga ka rënë Algert Mikeli, 35 vjeç, banues në Mirditë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Neni 283/2 i Kodit penal.
26 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)