Kryesoret Integrimi i Ballkanit, Mogherini: Këto 6 muaj mund të ndryshojnë historinë e...

Integrimi i Ballkanit, Mogherini: Këto 6 muaj mund të ndryshojnë historinë e BE

438
SHPËRNDAJE

Në Bruksel po prezantohet aktualisht Strategjia e Bashkimit Europian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe përfaqësusja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, kanë theksuar njëzëri se BE është e hapur ndaj politikës së zgjerimit të Unionit dhe qëllimi është që ky proces të realizohet sa më parë.

Sipas Mogerinit, Ballkani dhe BE “kanë të njëjtat interesa dhe histrori me unionin”, ndaj duhet që të kenë një të ardhme të përbashkët në vijim.

“Gjatë tre viteve të kaluar kemi arritur rezultate të pamendueshme se mund të arriheshin. Tregtia dhe siguria janë gjithmonë e më në rritje. Politika jonë është gjithmonë e më shumë e koordinuar. Këtu përmendim Shqipërinë dhe Malin e Zi, që janë lidhur më shumë me politikat e BE”, tha ajo.

Mogerini theksoi se procesi i integrimit do të realizohet në bazë të meritave dhe reformave të zbatuara.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“ Janë bërë shumë përpjekje në rajon dhe ka pasur vendosmëri. Populli i Ballkanit dhe liderët janë përpjekur të bëjnë më të mirën e tyre në rrugën drejt integrimit. Ne, përveç strategjisë kemi hapur edhe një rrugë për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në qershor”, u shpreh Mogerini.

Shefja e politikës së jashtme nënvizoi se BE kërkon të ketë anëtar të rinj në të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për t’i bërë 6 muajt e parë të 2018-së, momentin e arritjes së një pike kthese, që të mbahet mend në historinë e BE-së.

6 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)