Ekonomi HEC-et në Osum, Gjiknuri: Projektet që dëmtojnë mjedisin anulohen

HEC-et në Osum, Gjiknuri: Projektet që dëmtojnë mjedisin anulohen

98
SHPËRNDAJE

Impakti i madh social dhe vëmendja që ka rënë mbi çështjen që lidhet me ndërtimin e HEC-ve në kanionet e Osumit, kanë bërë që ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri të mos i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme.

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Gjiknuri tha se çdo kontratë koncesionare, projekti i së cilës ndikon negativisht në mjedis hidhet poshtë nga ministria.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncesionare. Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe  e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikuara është autoriteti përgjegjës që duhet t’i shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne automatikisht do të fillojmë procedurat tona”, u shpreh Gjiknuri.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)