Ekonomi Në ndërtim 364 HEC-e, nga 2002 janë dhënë leje për 524 të...

Në ndërtim 364 HEC-e, nga 2002 janë dhënë leje për 524 të tillë

144
SHPËRNDAJE

Një tjetër hidrocentral i vogël është shpallur për t’u dhënë me koncesion nga Qeveria. Ministria e Energjisë ka hapur garën për një central hidrik, që kërkohet të ndërtohet në Përroin e Veleshicës, në veri-lindje të vendit, mes Kukesit dhe Dibrës pranë fshatit Radomirë.

Projekti duhet të kushtojë minmalisht 5.6 milionë euro dhe aplikimet do të pranohen deri më 9 mars. Koncesioni do të jetë 35-vjeçar, pas të cilit vepra kalon në pronësi publike. Prej më shumë se 15 vitesh ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël është një nga sektorët ku ka më shumë interes për të investuar, kjo e orientuar edhe nga politikat e qeverive të ndryshme.

Në raportin e fundit të Agjencisë së Burimeve Natyrore thuhet se nga viti 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve me kapacitet 2165 MW. 117 hidrocentrale janë futur në prodhim, 43 janë në proces ndërtimi, ndërsa për 364 të tjerë ndërtimi nuk ka filluar.

Kurse në regjistrat e Entit Rregullator të Energjisë për 2016 rezultojnë 139 hidrocentrale private. Këtu futen ato të reja dhe ato të ndërtuara para viteve ‘90, që janë privatizuar apo dhënë me koncesion. Prodhimi i tyre ka filluar të zërë një peshë e konsiderueshme duke përbërë mbi 28 për qind të totalit të energjisë që gjenerohet në Shqipëri në harkun e një viti.

12 shkut 2018 (gazeta-Shqip.com)