Sociale Qeveria, ish të burgosurve në Spaç: Për 1 muaj ju lidhim pension...

Qeveria, ish të burgosurve në Spaç: Për 1 muaj ju lidhim pension si minator

104
SHPËRNDAJE

Dymbëdhjetë ditë pas denoncimit në Fiks Fare të ish të përndjekurve politikë, që kërkonin pension si minatorë, qeveria u ka premtuar se brenda një muaji do të rregullojë ligjin. Më 1 shkurt 2018, disa ish të përndjekur u ankuan se janë sorollatur për 4 vite me radhë në zyrat e shtetit, të cilat nuk njihnin burgun e Spaçit si minierë. Pas ankesës, Fiks Fare u interesua pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nëndrejtori Ali Emini tha se këta ish të përndjekur politikë preken nga ligji i vitit 1991, por Instituti nuk dispononte dokumente për këta persona, ku kanë kryer dënimin.

“Nuk ka dokumente, jo vetëm për burgun, nuk ka dokument për punën që ka kryer i burgosuri politik” tha Emini, i cili shtoi se, nëse gjendet një dokument, atëherë këta persona do të trajtohen me pension.
Ditën e hënë, më datë 12 shkurt, një përfaqësi të ish të përndjekurve politikë, bënë një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ministri pranoi sorollatjet, ndërsa tha se me porosi të kryeministrit, ministria që ai drejton do të hartojë ligjin brenda 10 ditëve.

Sipas tij, brenda 1 muaji, ligji do të kalojë në Parlament dhe ish të përndjekurit nuk do u duhet dokumenti që kërkohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por do të trajtohen menjëherë me pension.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)