Aktualitet Arrestohen dy shqiptarë, nisën 75 kg drogë me postë nga Roma drejt...

Arrestohen dy shqiptarë, nisën 75 kg drogë me postë nga Roma drejt Londrës

175
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë, policia italiane u trondit kur zbuloi se rreth 75 kg marijuanë do të nisej nga Roma në drejtim të Londrës, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Policia e sekuestroi drogën që ishte e ndarë në 5 pako duke ndalur transportin e saj. Autoritetet italiane kontrolluan agjencinë postare dhe analizuan imazhet e marra nga kamerat përreth saj për të identifikuar autorët.

Policia e Romës zbuloi se përgjegjës për këtë ngjarje ishin dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin postuar pakot me drogë.

Shqiptarët me iniciale K.N. dhe K.G., 29 e 37 vjeç u arrestuan në flagrancë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i tyre u bë në momentin që u paraqitën në agjencinë postare për të marrë informacion nëse kishin mbërritur në destinacion pakot e tyre.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)