Kryesoret Berat, tërhiqen nga lista kandidatet e PD. Mandati drejt Astrit Veliajt

Berat, tërhiqen nga lista kandidatet e PD. Mandati drejt Astrit Veliajt

117
SHPËRNDAJE

Dy kandidatet për deputete që ishin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, janë tërhequr nga lista.

Ashtu siç kishin bërë të ditur më parë, Juvina Jani dhe Monika Qosja janë tërhequr nga kandidimi si deputete për të zëvendësuar postin e lënë bosh pas dorëheqjes së ish-deputetit Eduard Halimi.

Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj. Dy kandidatet kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi.

Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin.

Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për t’iu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për tiu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)