Sport Bileta me çmime të kripura, Anderlecht do të rimbursojë tifozët e Bayernit

Bileta me çmime të kripura, Anderlecht do të rimbursojë tifozët e Bayernit

36
SHPËRNDAJE

Që sot ndoshta do të jetë më e vështirë që çmimet e biletave të mos jenë në lartësinë e sfidës. Uefa me një vendim të paprecedent ka urdhëruar Anderlecht që të rimbursojë një pjesë të çmimit të paguar nga tifozët gjermanë për të qenë prezent në ndeshjen e Championsit të 22 nëntorit të kaluar me Bajernin e Mynihut.

Klubi belg duhet ti paguajë çdo tifozi të Bajernit 30 euro, afati kohor për të rimbursuar është fiksuar në 15 ditë.

Duke llogaritur numrin e fansave bavarezë që ndoqën skuadrën në Belgjikë, Anderlechti do të paguajë në total pak a shumë 27 mijë euro, natyrisht janë thërrime për një klub europian, por sinjali është shumë i rëndësishëm në luftën e tifozëve ndaj çmimeve të shtrenjta.

Vendimi i UEFA-s vjen pasi Bajerni i Mynihut me iniciativën e tij dhe nga arkat e tij, kishte rimbursuar që më parë nga 30 euro për çdo tifoz, kështu nga çmimi fillestar i biletës që ishte 100 euro, tani ata që ndoqën ndeshjen në stadium do të ketë paguar vetëm 40 euro, duke qenë se marrin mbrapsht 60% të çmimit të paguar fillimisht për biletën.

Një kuriozitet interesant është se klubi bavarez pas ndeshjes mori një gjobë nga UEFA pasi nuk kishte arritur të evidentonte protestën e tifozëve të tij, që shprehën pakënaqësinë për çmimin e lartë të biletës prej 100 eurosh, me shpalosjen e banderolave kontestuese ndërsa para vërshëllimës së fillimit të ndeshjes hodhën në terrenin e lojës qindra kartmonedha false.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)