Aktualitet Durrës, hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në vend 36...

Durrës, hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në vend 36 vjeçari

315
SHPËRNDAJE

Qyteti i Durrësit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje tepër e rëndë. Një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8 i një pallati në qytetin bregdetar, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen 6 të qytetit bregdetar.

I  riu me inicialet F.K., është hedhur nga banesa e tij në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve që çuan drejt vetëflijimit.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)