Extra ShowBiz Ermal Meta, gazetarëve shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time!

Ermal Meta, gazetarëve shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time!

381
SHPËRNDAJE

Kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili sapo ka fituar edicionin e fundit të Festivalit të Sanremos në Itali, ka përgënjeshtruar zërat mbi një marrëdhënie të vështirë mes tij dhe babait kur ka qenë më i vogël.

Meta, në një postim në “Facebook”, i drejtohet gazetarëve shqiptarë të mos spekulojnë më me jetën e tij, ndonëse në një intervistë ka përdorur fjalën “bastard”.

Postimi i Ermal Metës

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos të lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmendjen.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)