Extra Kuriozitete Ish-ministri kanadez: Iluminati ekziston, influencon ndryshimet klimatike

Ish-ministri kanadez: Iluminati ekziston, influencon ndryshimet klimatike

320
SHPËRNDAJE

Paul Hellyer, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në Kanada midis viteve 1963 dhe 1967 ka deklaruar së fundmi se Iluminati është real dhe po drejton fshehurazi botën, duke përfituar sipas tij “triliona” nga industria e naftës.

Paul Hellyer, ish-ministër i mbrojtjes i Kanadasë, besohet të jetë politikani më i lartë që ka mbështetur haptazi teorinë e komplotit.

94-vjeçari tha se anëtarët e Iluminatit janë të pasur dhe vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme, duke u përqëndruar në fitime, në vend që të ndihmojnë planetin.

Hellyer tha për podcastin e Lazarus Effect që beson se grupi ka teknologjinë për të ndryshuar efektet e ndryshimeve klimatike, por nuk do ta bëjë këtë, pasi shumë nga anëtarët e saj janë milionerë të industrisë së naftës.

Illuminati thuhet se është një grup njerëzish të fuqishëm që teoricienët e konspiracionit thonë se fshehurazi kontrollon ekonominë botërore. Ndërkohë sipas Hellyer, shumë nga anëtarët e saj të pasur janë investuar në industrinë e naftës.

“Ju keni një grup të fshehtë që aktualisht po drejton botën dhe që kanë arritur ta mbajnë teknologjinë për ndryshimet klimatike të fshehtë derisa të fitojnë të ardhurat e çmendura nga nafta që ata kanë”, tha ai.

Ish ministri gjithashtu beson se “të paktën katër lloje alienësh” kanë vizituar Tokën për dekada, duke pretenduar se autoritetet janë vazhdimisht në diskutime me jashtëtokësorët.

Hellyer fillimisht foli për besimin e tij se të huajt ishin në Tokë në 1995, dhe që atëherë është bërë një figurë autoritative në komunitetin UFO.

“Sigurisht ata janë më të avancuar në bujqësi dhe mjekësi dhe shumë fusha të tjera dhe nëse kjo është e vërtetë pse nuk bashkëpunojmë me ta për të ndërtuar një botë më të mirë”, tha ai.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)