Politikë Kukan: Negociatat i meritoni, por loboni te vendet anëtare

Kukan: Negociatat i meritoni, por loboni te vendet anëtare

80
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian, por për t’i integruar në familjen evropiane, duhet të binden anëtarët e Këshillit.

Eurodeputeti Eduard Kukan, i bëri apel partive politike në vend që të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

Sipas tij, Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“E meritoni hapjen e negociatave, madje duhet të kishin nisur, – tha Kukan gjatë takimit të 12 Shqipëri-BE. – Ju duhen njerëz të kualifikuar për të ndërtuar një ekip të fuqishëm e të fortë. Është e nevojshme për të qenë gati për të treguar në çdo moment se e meritoni. Ky proces ka edhe momente shumë të vështira, por ju duhet të fitoni kohën e humbur, duke u përpjekur të bëni maksimumin. Fillimisht duhet të bindmi Këshillin, pasi nuk dyshoj se komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe PE do ta aprovojë”.

Kukan nënvizoi se “çdo vend anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, ndaj duhet të keni marrëdhënie të mira dypalëshe. Ju duhen miq dhe bashkëpunëtorë”, – shtoi ai.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)