Extra Kuriozitete Pitonët 20 metra vriten “duke bërë seks”, i gatuajnë për fshatin (Video)

Pitonët 20 metra vriten “duke bërë seks”, i gatuajnë për fshatin (Video)

491
SHPËRNDAJE

Fshatarët në Borneo kanë kapur dy pitona gjigandë dhe pastaj i kanë gatuar ato. Lajmin e publikon The Sun, teksa në foto shihet sesi burrat e fshatit marrin në krah zvarranikët gjigandë, që u gjetën të lidhur në një pemë të rënë thellë në xhungël.

Gjarpri femër ka gjatësi 20 metra dhe u kap gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale me një piton mashkull.

Fshatarët kishin dalë për gjueti kur dëgjuan zhurma të çuditshme që vinin nga brenda një peme të rënë të shtunën pasdite dhe kurioziteti bëri që të çanin trungun me një sharrë me zinxhir.

Ata panë dy reptilët gjigandë duke u mbarështuar dhe i vranë të dy për t’i gatuar më pas për të gjithë fshatin.

Pitonët në fjalë konsiderohen specie në zhdukje në rajonin e largët Sarawak. Disa njerëz i tërhoqën kafshët para se ti qëllonin dhe ti tërhiqnin në një kamion. Më pas ata i skuqën dhe i poqën në skarë, në përputhje me zakonet lokale të kuzhinës.

I kënaqur banori Tinsung Ujang, 60 vjeç, tha se fshatarët në qytetin Bintulu afër lumit Kelaëit do të festonin me mish për ditët e ardhshme.

Ujang tha: ” Unë pashë poshtë në trung dhe u befasova kur pashë femrën me një gjarpër të vogël mashkull.Ne çamë drurin për t’i arritur dhe ishte e vështirë për të hequr gjarpërinjtë për shkak të madhësisë së tyre. Kurrë nuk kam parë një piton gjigand, që të ishte më shumë se pesë metra e gjatë”.

Ishte një ngjarje e mahnitshme dhe unë vazhdoja të xhiroja dy zvarranikët sepse për komunitetin tonë është një pjatë ekzotike që është gjithashtu gjella jonë e preferuar”.

Mishi i pitonëve u nda dhe iu shpërnda në mënyrë të barabartë fshatarëve dhe punëtorëve të afërt të fermave.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)