Politikë Presidenti Meta dekreton dy ambasadorë të rinj

Presidenti Meta dekreton dy ambasadorë të rinj

273
SHPËRNDAJE

Vendi i gjyqtarit të mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese, nuk do të jetë i tillë edhe për shumë kohë, pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi sot shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e kësaj vakance të parakohshme.

Kreu i Shtetit gjithashtu ka dekretuar emërimin e Ferit Hoxhës, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident, duke liruar më parë nga detyra zonjën Venera Domi.

Meta dekretoi emërimin e zonjës Ravesa Lleshi, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente, duke liruar nga detyra Filloreta Kodrën.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)