Ekonomi Skemë ndihme për fermerët, Rama: Motivojmë më shumë blegtorët

Skemë ndihme për fermerët, Rama: Motivojmë më shumë blegtorët

79
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vizitoi sot një fermë në Durrës, ku pa nga afër funksionimin e skemave të reja mbështetëse për fermerët.

Fermerët sipas politikave të reja mbështetëse do të ndihmohen me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha.

Ministri Peleshi tha se në fokus janë pikat e grumbullimit dhe standardet e sigurisë. “Për çdo pikë që plotëson standardet do të jepen 25 milionë lekë”, deklaroi ministri.

Ndërsa kryeministri Rama tha se skemat e reja të mbështetjes janë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori dhe agro-turizëm.

Matrikullimi, sipas kreut të qeverisë, do të jetë një garanci më shumë për kontrollin e plotë të gjësë së gjallë, me vaksinime, regjistra dhe statistika.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)