Aktualitet Transportonte mish në kushte skandaloze, pranga 46-vjeçarit në Sarandë

Transportonte mish në kushte skandaloze, pranga 46-vjeçarit në Sarandë

94
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar Ushqimor në  Sarandë ka zhvilluar sot një aksion në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në afërsi të rrugës së vjetër që te çon në qytetin e Delvinës.

Gjatë këtij aksioni është ndaluar një automjet që drejtohej nga 46-vjeçari Gazmir Gjini, nga Lazarati.

Në mjetin e tij janë sekuestruar 250 kg mish derri që vinte nga Greqia. Mishi ishte i pakontrolluar dhe i pa zhdoganuar, ndërsa dyshohet të ketë hyrë nga Kakavija.

AKU gjobiti 46-vjeçarin me 200.000 lek te reja dhe sekuestroi mallin. AKU dyshon se Gjini kryente veprimtarinë prej 3 muajsh dhe shfrytëzonte natën për të kaluar nga rruga e vjetër e Delvinës.

AKU ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik te Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)