Aktualitet Velipojë, bie në kontakt me korentin, humb jetën 68-vjeçari

Velipojë, bie në kontakt me korentin, humb jetën 68-vjeçari

83
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pulaj të Velipojës. Mësohet se një 68 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën e energjisë elektrike.

Viktima është identifikuar nga policia si shtetasi Ndue Lusha. Ai ka ndërruar jete menjëherë pasi ka mbërritur në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

68-vjeçari  ka qenë duke rregulluar një defekt në shtëpinë e tij, në momentin që ka rënë në kontakt me korentin.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)