Aktualitet Xhafaj në Durrës: Së shpejti “Forca e Ligjit” do të godasë këtu

Xhafaj në Durrës: Së shpejti “Forca e Ligjit” do të godasë këtu

176
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë në Portin e Durrësit u sekuestruan 11 kg heroinë dhe operacioni i suksesshëm shpjegon më së miri vizitën blic që ka bërë mbrëmjen e sotme aty, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Xhafaj u ndal në portin e Durrësit së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi morën pjesë në analizën vjetore të policisë së qytetit bregdetar.

Ministri paralajmëroi se do të ketë operacione të reja në qytetin bregdetar për të goditur krimin e organizuar dhe vlerësoi operacionin për sekuestrimin e 11 kg heroinë.

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet, por sërish mbetet për t‘u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.

Ministri i Brendshëm shtoi më tej se policia, prokuroria dhe SHISH po bashkëpunojnë, që lufta kundër trafikut të drogës të arrijë rezultate të larta.

13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)