Kulturë Alqi Boshnjaku, 20 vjet pa poetin e dashurisë

Alqi Boshnjaku, 20 vjet pa poetin e dashurisë

310
SHPËRNDAJE

Alqi Boshnjaku, njihet si poeti, që tingullit diti t’i japë kuptimin e vërtetë, poet që melodinë e bëri të flasë me gjithë forcën e saj, poeti që në këngën e tij teksti dhe muzika mëshirojnë njëra-tjetrën, në përsosmërinë e tyre, aq sa këta elementë s’mund t’i ndash kurrë nga njëri-tjetri.

I ndarë nga jeta 20 vjet më parë, familjarët e poetit të njohur që I thuri sa e sa vargje dashurisë përmes teksteve të këngëve zgjodhën që ta përkujtojnë ndryshe atë, duke vendosur një stol në Parkun e Madh të Liqenit, një vend pikëtakimi i sa e sa çifteve të reja në kryeqytet.

Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një pemë, simbol i jetës dhe i vazhdimësisë për brezat e ardhshëm.

Alqi Boshnjaku është një autor këngësh shumë i njohur. Në fëmijëri ka qenë këngëtar në pallatin e pionerëve. Fillesat e tij si regjisor i ka me grupet amatore të shkollave të mesme “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”. Ka qenë regjisor i Estradës së Ushtarit dhe ka marrë pjesë si as/regjisor në disa filma si: “Emblema e Dikurshme”, etj. Ai ka qene gjithashtu edhe drejtues dhe inspirues i grupeve të para të muzikës moderne si: “Arting”, “Spirit Voice” etj. Alqi Boshnjaku u aksidentua në Durrës më 2 shtator 1998 dhe vdiq më 20 shtator 1998.

Disa nga tekstet e këngëve më të njohura të tij janë:

Buzëqeshja Jote Jemi Ne – Anita Bitri & Gezim Çela

Mashtrim Qe Nuk Vret – Rovena Stefa

Fluturbardha Jone – Mimoza Dhamo, Irma Gurakuqi, Kastriot Ago & Bahri Rustja

Po Te Presim – Gezim Cela & Robert Aliaj

Le Ta Dine – Françesk Radi & Ermira Babaliu

Rozeta – Viktor Tahiraj

Miss Albania – Arting

Keshtu E Ka Jeta – Alma Bektashi

Adoleshenca – Lindita Matja

Dua Te Shkoj Me Ate Qe Dua – Shirli Polena

Herezia – Françesk Radi

Jam Ne Moshe – Rezart Mustafai

Tre Vëllezërit – Robert Aliaj, Francesk Radi & Gramoz Burba

Ndonse Më Do Mua Me Të Tjerë Vallzon – Kastriot Ago

Mbi Mesdhe – Spirit Voice

Kam Frikë Nga Dashuria – Rovena Dilo

Fuoristrada – Spirit Voice

Ti Nuk Më Tradhëton – Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi

Horizont – Mira Konci

Mos U Nxito, Mos U Gabo – Anita Bitri

Te Sotmen Jeto – Mira Konçi

Simfonia E Nenes – Sherif Merdani

Emigranti – Irma Libohova

Ike Me Dallendyshet – Manjola Nallbani

San Valentino – Ledina Çelo

Ne Sportistet (E Kuqja, E Kuqja Do Fitoje) – Nertila Koka

Emocion – Aleksandër Gjoka

Larg Urrejtjes – Elsa Lila

Pesha E Fatit – Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj

Puthja E Pare – Morena Reka

Kenga E Marinarit – Ema Qazimi

Fal – Ledina Çelo

Si Banania – Dashnor Diko

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)