Aktualitet Durrës, shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 vëllezër

Durrës, shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 vëllezër

135
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në Ishëm, rreth orës 08:30. Burime nga policia bëjnë me dije se si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi kanë mbetur të plagosur vëllezërit Sokol e Bardhok Proja, 45 dhe 50 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)