Kulturë Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Fëmija i parë”

Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Fëmija i parë”

764
SHPËRNDAJE

Abdulla Grimci, i fundit i plejadës së parë të kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali, sot më dt. 5 mars 2018, në orën 10:50, në Ascoli Piceno.

Aty maestro Grimci banonte prej vitit 1992, bashkë me djalin e tij Petrit Grimci dhe me nipin Rubin dhe mbesën Klementina Grimci. Do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH, si fitues i ćmimit të parë me këngën “Fëmija i parë”, e po ashtu si drejtues institucionesh e ansamblesh muzikore në Shqipëri.

E padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek simfonia. Grimci I dha shumë kulturës e artit tonë. Ai lindi në Shkodër më 2 korrik 1919.Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Shkodër, ndërsa të lartën në Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë në vitet 1940-1944.

Në vitin 1935 ai u fut në bandën e Shkodrës, ndërsa në 1937-tën u bë pjesë e bandës mbretërore. Në vitin 1939 hyri në bandën e Gardës Mbretërore, Romë (Itali). Pas vitit luftës më 1944 ai kthehet në Shqipëri për të nisur punën fillimisht si dirigjent I bandës në Shkodër e më pas shef iredaksisë së muzikës në Radio Tirana.

Në vitin 1964 punon në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore dhe më vitin 1949 është Organizues i Festivalit Kombëtar i muzikës popullore. Në vitin 1950 krijoi Orkestrën e Filarmonisë Shqipëtare në Tiranë ndërsa në vitet 1960-62 krijoi orkestrën simfonike në Radio Tirana. Në vitin 1962 organizon Festivalin e parë të këngës në Radio. Grimci ka kompozuar mbi 500 këngë dhe 20 marshe.

5 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)