Botë Fatura e ‘Brexit’, Britania do t’i paguajë 42 miliardë paund BE-së

Fatura e ‘Brexit’, Britania do t’i paguajë 42 miliardë paund BE-së

161
SHPËRNDAJE

Mbretëria e Bashkuar ka vlerësuar se do të duhet t’i paguajë BE-së për “divorcin” e Brexit një shumë të barabartë me 37.1 miliardë paund (42 miliardë euro me kursin e këmbimit aktual), shumë e cila do të paguhet në harkun kohor 2019-2064.

Kjo u komunikua nga Zyra për përgjegjësitë e Buxhetit (Obr), një agjenci e pavarur qeveritare që punon së bashku me Thesarin në Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar analiza dhe llogaritje, në margjinat e fjalimit të pranverës për ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe llogaritë publike e mbajtur në Dhomën e Komuniteteve, në tone optimiste nga Kancelari i Thesarit, Philip Hammond.

Obr beson se tani ka “qartësi të mjaftueshme” për të treguar një shifër të saktë.

Llogaritja përfshin 16.4 miliardë paund që Londra do të duhet të paguajë në Bruksel në 2019-2020 për të siguruar status-quo-në për fazën e tranzicionit përmes pagesës së kontributeve të ngjashme me ato të parashikuara për vendet anëtare të BE.

Obligime të tjera të rëndësishme do të arrijnë në 18.2 miliardë mes viteve 2021-28, me detyrime neto të mbetura prej 2.5 miliardë.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)