Sport Montella eliminon Mourinhon, Roma në çerekfinale

Montella eliminon Mourinhon, Roma në çerekfinale

105
SHPËRNDAJE

Vincenzo Montella eliminon Jose Mourinhon. Në “Teatrin e ëndrrave”, Sevilla u kthye në makthin e Manchester United.

Skuadra andaluziane realizoi suprizën e madhe në fazën e 1/8 të Uefa Champions League duke eliminuar nga ky kompeticion gjigandët anglezë të Manchester United. I ardhur në fushë nga stoli francezi Ben Yedder u kthye në heroin e sfidës duke realizuar dy gola në harkun e 8 minutave dhe duke nxjerrë jashtë Championsit Djajtë e Kuq.

Në Old Trafford  përfundoi 1-2 për skuadrën spanjolle që avancoi kështu në çerekfinalet e Champions League. Goli i Lukakut nuk i mjaftoi Manchester-it sepse erdhi me shumë vonesë dhe kur De Gea e kishte nxjerrë në dy raste topin nga rrjeta e tij.

Feston Roma që falë një goli të Edin Dzekos u kualifikua në çerekfinale. Në Olimpico kryeqytetasit mposhtën 1-0 ukrainasit e Shakthar Donetsk dhe për meritë edhe të atij të goli të turkut Under në fushë kundërshtare, ku Roma u mund me rezultatin 2-1, skuadra e Di Francescos tashmë e sheh veten mes 8-të më të mirave të Europës.

Shakthari e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 78-të, Dzeko detyroi të dilte nga fusha me karton të kuq mbrojtësin e miqëve Ordets.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)