Ekonomi Qeveria, 55 mijë lekë kush del nga ndihma ekonomike

Qeveria, 55 mijë lekë kush del nga ndihma ekonomike

120
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që do të dalin nga ndihma ekonomike do të marrin 55 mijë lekë të vjetra në muaj, por me një kusht.

Duke folur nga Elbasani mesditën e sotme, pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri deklaroi se kjo shumë do të jepet për këdo që është gati të trajnohet.

“Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë ne jemi gati që ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose ti japim mundësinë e një trajnimi”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesatarja e ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet.

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka përjashtuar padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike shumë familje, ndërkohë që Kryeministri kundërpërgjigjet duke thënë se ndihma nuk është zgjidhje, por punësimi.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)