Botë Rusët “lajnë hesapet” në Londër, gjendet i vdekur armiku i Putin

Rusët “lajnë hesapet” në Londër, gjendet i vdekur armiku i Putin

352
SHPËRNDAJE

Londra është tronditur nga një tjetër viktimë me nënshtetësi ruse, që është gjetur në një lagje të kryeqytetit britanik dhe policia kundër terrorizmit ka nisur një hetim mbi këtë vdekje “të pashpjegueshme”.

Viktima besohet të jetë biznesmeni rus Nikolai Glushkov, i cili pretendoi azil politik në Britani të Madhe, pasi u dënua për mashtrim, ndërsa ngjarja vjen pas helmimit me agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani.

Policia Metropolitane tha se njësia e saj e specializuar ishte duke hetuar vrasjen “si një masë paraprake për shkak të shoqatave që ai besohet të ketë pasur”.

“Nuk ka prova që lidhin vdekjen me incidentet në Salisbury”, u tha në deklaratë. Glushkov 69 vjeç ishte gjetur i vrarë në një adresë banimi në New Malden të hënën gjatë natës.

“Njeriu është identifikuar, por jo formalisht. Megjithatë, të afërmit e tij janë njoftuar”, bënte me dije policia.

Glushkov, 69 vjeç, është ish zëvendës drejtor i linjës ajrore ruse Aeroflot. Ai u burgos në vitin 1999 për pesë vjet pasi u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim.

Pasi iu dha një dënim i pezulluar për tjetër mashtrim në vitin 2006, ai iku në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar azil politik dhe u bë kritik i presidentit rus Vladamir Putin.

Glushkov pati gjithashtu një miqësi të ngushtë me biznesmenin rus, Boris Berezovski, i cili erdhi në Britani të Madhe më 1999, pasi u përplas me Putin.

Edhe miku i tij, Berezovski u gjet i varur në banjën e shtëpisë në Berkshire në vitin 2013 dhe një hetim regjistrohet ende i hapur për të.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)