Aktualitet Sekuestrohen 650 kg kanabis në Tepelenë, arrestohen babë e bir

Sekuestrohen 650 kg kanabis në Tepelenë, arrestohen babë e bir

193
SHPËRNDAJE

Policia e Gjirokastrës në një aksion të zhvilluar pas informacioneve të marra në rrugë operacionale, ka sekuestruar ditën e sotme 650kg kanabis sativa në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Lënda narkotike është gjetur në banesën e 59-vjeçarit Delo Kordho. Uniformat blu kanë arrestuar pronarin e banesës dhe të birin e tij 29 vjeçar, Zaman Kordho.

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim djalin tjetër të familjes, A.K., 27 vjeç.

Mësohet se rreth 100 kg kanabis ishin të presuara dhe ta ambalazhuara. Policia ka dyshime të forta se lënda narkotike do transportohej drejt Greqisë.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)