Aktualitet Tiranë, motori përplaset me makinën, 2 të plagosur

Tiranë, motori përplaset me makinën, 2 të plagosur

55
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mëzez të Tiranës.

Një motor, me të cilin ishin duke lëvizur dy persona, është përplasur me një makinë.

Dy personat, rreth 20 vjeç, që ndodheshin në motor kanë mbetur të plagosur, drejtuesi në gjendje më të rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)