Sociale Trajnim me bursë, ja njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA

Trajnim me bursë, ja njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA

124
SHPËRNDAJE

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka qenë dhe vijon të mbetet një ndër kontribuueset më të mëdha në trajnimi e profesionistëve që mund të shërbejnë në sektorë si mjedisi, turizmi apo dhe përgatitjen e njerëzve që t’i shërbejnë çështjeve sociale në komunitete të caktuara.

E tillë është edhe nisma e fundit, ku ambasada amerikane fton profesionistë nga Shqipëria që të aplikojnë për një bursë 42-ditore në Amerikë, ku do të mësojnë si të transformojnë komunitetet ku ata jetojnë.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre”, shkruhet në faqen e Ambasadës në Facebook.

Linku për të marrë më tepër informacion sipas ambasadës së SHBA-ve është: http://glc-teachdemocracy2.org/open-competition-for-professional-fellows-exchange-program/

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)