Politikë Vasili: Rama, idiot dhe hajdut i certifikuar

Vasili: Rama, idiot dhe hajdut i certifikuar

167
SHPËRNDAJE

Kritikat e frontit opozitar ndaj kryeministrit Edi Rama dhë mënyrës sesi qeveris kabineti i tij janë të përhershme, por kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka ashpërsuar gjuhën gjatë ditës së sotme.

Duke marrë shkas nga debati për lobimin me fonde ruse të Partisë Demokratike, Vasili i referohet veprës së Dostojevskit dhe sipas saj e etikon kryeministrin Rama si idiot dhe hajdut të certifikuar.

“Flitet për skenare ruse, shantazhe ruse, ndërhyrje ruse. Një rus i madh Dostojevski ka shkruar një kryevepër “Idioti”, por te një idioti te dobishëm. Kemi edhe ne një idiot, por tërësisht te padobishëm e kemi dhe ne krye te qeverise. Por ju mos ja përmendni idiotësinë se këtë alibi do ai, qe te thonë “vjedh se është idiot dhe nuk kupton”. Por ne fund prapë se prapë mbetet idiot dhe hajdut i certifikuar”, shkruan Vasili në Facebook.

Madje ai shkon edhe më tej duke i bashkëngjitur shënimit të tij kritik edhe një foto të kartelës mjekësore, sipas opozitës të Edi Ramës, që bëri bujë shumë vite më parë.

“Kersherine qe ta merrnim vesh se është idiot na e shoi vite me pare Mero Baze, një profesionist i njohur i gazetarisë, qe ne shërbim te transparencës publikoi edhe kartelën e tij mjekësore”, shprehet kreu i Grupit të LSI.

13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)