Kryesoret Dita e Verës, axhenda e aktiviteteve festive në Tiranë

Dita e Verës, axhenda e aktiviteteve festive në Tiranë

122
SHPËRNDAJE

Atmosfera festive ndihet sot kudo në rrugët dhe në sheshet e qytetit të Tiranës. Kryeqyteti ka veshur ngjyrat e festës, ndërkohë që koha e mirë dhe aktivitetet e shumta të parashikuara nga Bashkia e Tiranës kanë bërë që mijëra qytetarë të dalin shëtitje bashkë me familjet dhe miqtë.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë qytetarët për Festën e Ditës së Verës, teksa ka postuar foto nga Pazari i Ri që shënon edhe 1-vjetorin e hapjes së tij.

“Mirëmëngjes nga Pazari i Ri. 1 vit me xhevahirin e Tiranës që më shumë se treg, bëri bashkë një komunitet. Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Veliaj. Projekti transformues i Bashkisë së Tiranës, e ka kthyer zonën e Pazarit të Ri, nga një ngrehinë, në një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është te tregtia dhe pazari, kurse pasdite te kulinaria, restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, festive e panaire.

PROGRAMI DITA E VERËS

Ora 09:00 –  Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 –  “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 –  Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”.

Ora 09:30-11:15 –  Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.

Ora 10:00 –  Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 –  Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 –  Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

–  Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve

–  Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

–  Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

–  Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).

–  Këndi i fotografisë së pranverës

–  Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

–  Këndi i barbekysë

–  Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.

Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

–  Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

–  Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

–  Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 –  Red Bull Race Air Show.

Ora:12:00-23:00 –  Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 –  Street Party.

–  Rruga “Pjetër Bogdani”: me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

– Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 –  Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)

Ardita Meni ( Soprano)

Zana Frashëri (Soprano)

Evis Mula (Soprano)

Erand Kurani (Fizarmonikë)

Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)

Sofika Kola (Soprano)

14 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)