Botë Shuhet fizikani i njohur Stephen Hawking

Shuhet fizikani i njohur Stephen Hawking

273
SHPËRNDAJE

Fizikani i njohur Stephen Hawking është shuar në moshën 76-vjeçare. Familjarët e tij kanë njoftuar se ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e tij në Kembrixh.

Në moshën 22-vjeçare, Hawking mendohej se nuk i mbetej shumë për të jetuar, pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neuronesh që i humbi lëvizjen e gjymtyrëve.

Sëmundja bëri që të qëndronte në karrige me rrota dhe të fliste vetëm me anë të një aparati.

Shkencëtari britanik është i famshëm për punën e tij mbi vrimat e zeza dhe relativitetin. Gjithashtu, ka shkruar edhe shumë libra shkencorë.

14 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)