Politikë Arrestimet në Lezhë, Ndreu: Turp që lidhet emri im me këtë histori

Arrestimet në Lezhë, Ndreu: Turp që lidhet emri im me këtë histori

500
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Lezhë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Ndreu shkruan se ky reagim ka ardhur për t’u dhënë përgjigje të gjithë turbullirave që janë bërë kohët e fundit.

“E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtësinë”, shkruan ndër të tjera Ndreu.

Ndreu thotë se nuk është i kënaqur me këtë histori dhe thekson se e konsideron si skandaloze dhe abuzim lidhjen e emrit të tij dhe të PS-së me këtë ngjarje për ta përdorur si alibi.

Postimi i plotë i Ndreut

Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca “dijetare” politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori. E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine. Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter!

18 mars 2918 (gazeta-Shqip.com)