Sociale Miss Shqipëria 2017 i bashkohet revolucionit të gjelbër në Tiranë

Miss Shqipëria 2017 i bashkohet revolucionit të gjelbër në Tiranë

125
SHPËRNDAJE

Pak ditë larg nga 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, Bashkia e Tiranës është shumë afër vendosjes së rekordit për të mbjellë 100 mijë pemë gjatë një sezoni të vetëm mbjelljesh. Një arritje kjo jo vetëm e vendosmërisë së Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, por edhe e vet qytetarëve dhe personazheve të tjera publike që janë bërë pjesë e këtij revolucioni të gjelbër.

Së fundmi kësaj nisme i është bashkuar edhe Miss Shqipëria. Organizatori i këtij eventi të përvitshëm të bukurisë shqiptare, Petri Bozo dhe Miss Shqipëria 2017, Alessia Çoku, kanë mbjellë disa pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, duke kontribuar kështu për gjelbërimin dhe një qytet më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Faleminderit Petri Bozo dhe familja e Miss Shqipëria, me përfaqësuese Miss Shqipëria 2017 Alessia Çoku që i dhuruat Parkut të Madh pesë pemë katalpa!”, shkruan APR në faqen e saj në Facebook ku dhe ka publikuar dhe disa foto nga puna për mbjelljen e pemëve.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)