Një person, i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë në kushtet e flagrancës nga uniformat blu të Vlorës.
Ilir.M., 25 vjeç, banues në Vlorë, u prangos mbrëmjen e djeshme, e enjte.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin tip “Volkswagen”, në të cilin ishte pasagjer, iu konstatua se posedonte pa leje një armë zjarri tip pistoletë.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 25-vjeçari u vu në pranga.
Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
13 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)