Opinion VIJON SERIALI PROPAGANDISTIK “FAJI ËSHTË TEK TJETRI”

VIJON SERIALI PROPAGANDISTIK “FAJI ËSHTË TEK TJETRI”

101
SHPËRNDAJE

Nga Ylli MANJANI

House of Propaganda…

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”.

Deri tani kemi parë këto seri:

– Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja.

– Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta!

– Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri!

– Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu!

– Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim!

– Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës!

– Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës!

– Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal!

– Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media!

– Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët!

– Për koncensionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai).

– Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!

– Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Orjola Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!

– Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë.

– Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!

Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!

Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë.

Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna… (ndjesë që ua përmend emrat).

Listë e gjatë “fajtorësh”…. Ka projektuar përjetësinë…

Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë!

Këtë thotë edhe Freedom House…

Çfarë propagande!!

Shih kur të dalë edhe raporti tjetër : Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

13 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)