Extra Kuriozitete 2 burra me ngjyrë arrestohen se donin të përdornin tualetin (Video)

2 burra me ngjyrë arrestohen se donin të përdornin tualetin (Video)

298
SHPËRNDAJE

Dy burra me ngjyrë u arrestuan vetëm për shkak se donin të përdorin banjën e Starbucks.

Kjo ndodhi në Filadelfia, të Shteteve të Bashkuara, në një nga lokalet e zinxhirit të famshëm të kafeneve. Burrat, pa konsumuar ende diçka në bar, dëshironin të përdorin tualetin duke shkuar kundër politikës së Starbucks.

Punonjësit i ndaluan ata dhe i urdhëruan të largoheshin nga lokali. Të dy refuzuan dhe thirrën policinë. Gjashtë oficerë intervenuan, duke arrestuar të dy burrat. Skena u filmua nga një klient në lokal, i cili menjëherë ndau videon në mediat sociale. Imazhet kanë shkaktuar një valë të vërtetë indinjimi ndaj Starbucks, të akuzuar për paragjykime racore, pasi dy burrat janë me ngjyrë.

Teksa policia donte të siguronte se ishin të paqartë për episodin, Starbucks lëshoi ​​një kërkesë për ndjesë në rrjetet sociale.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)