Aktualitet Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas të moshuarin

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas të moshuarin

333
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën sot në kryeqytet, teksa është aksidentuar me makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, ku 27 vjeçari O.H., duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me vdekje një këmbësor.

Goditja ka qenë fatale për viktimën rreth 70 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi pas përplasjes ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, O.H., 27 vjeç, banues në Çekrez, Kamëz.

Po punohet edhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe për identifikimin e kufomës.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)