Aktualitet Athinë, arrestohen 8 shqiptarë, 10 mijë euro fitime në ditë nga prostitucioni

Athinë, arrestohen 8 shqiptarë, 10 mijë euro fitime në ditë nga prostitucioni

366
SHPËRNDAJE
Para të sekuestruara nga grupi kriminal

Një grup “tutorësh” shqiptarë, që shfrytëzonin ferma kryesisht nga Evropa Lindore dhe Bjellorusia për prostitucion është shkatërruar në Athinë nga policia greke,

Për policinë helene arrestimi i 8 shqiptarëve është një arritje e madhe pasi është finalizuar një operacion tepër i gjerë, duke bërë të mundur goditjen e një grupi që arrinte fitime mbi 10 mijë euro në ditë nga shfrytëzimi i femrave në shtëpi të ndryshme në Athinë.

Mësohet se edhe 8 anëtarë të tjerë të grupit janë shpallur në kërkim. Sipas policisë ata u jepnin vajzave leje qëndrimi me viza të rreme dhe certifikata të rreme mjekësore. Të arrestuarit, të gjithë me origjinë shqiptare, i përkasin moshës 25 dhe 68 vjeç.

Anëtarët e kësaj organizate gjenin vajza e gra në vështirësi ekonomike, të cilat i mashtronin duke iu premtuar punësim në Greqi, që do t’u sillte të ardhura të mëdha financiare. Kështu, duke marrë pëlqimin e tyre, ato dërgoheshin në Greqi, ku anëtarët e organizatës i vendosnin në shtëpi në qendër të Athinës, nga ku kishin mundësi të mbikëqyrnin plotësisht lëvizjet e tyre. Më pas, duke përdorur dhunë psikologjike, kërcënimet dhe nën pretekstin se ishte krijuar një borxh i madh për rregullimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit, femrat detyroheshin të punonin si prostituta në shtëpitë publike të Athinë.

Mësohet se vajzat ishin të detyruar të punonin nga 15-16 orë në ditë me nga 40 klientë secila, ndërsa për çdo “takim”, pagesa ishte 20 euro, duke bërë që fitimi në total në ditë për secilën nga vzjat të ishte 800 euro. Të ardhurat e përditshme të organizatës kriminale arrinin nga 8 deri në 12 mijë euro.

Anëtarët e grupit gjithashtu kërcënuan dy pronarë të dyqaneve të cilët mendonin se i kishin ndihmuar të shpëtonin dhe me qëllim maksimizimin e fitimit të tyre, ata legalizuan qëndrimin e prostitutave me dokumente të rreme. Shqiptarët kishin punësuar edhe një hetues privat për të kontrolluar vajzat.

Dy nga këto gra arritën të shpëtojnë, njëri prej të cilave ishte shtatzënë, kur mbërriti në Greqi dhe u detyrua të abortonte. Në shkurt të këtij viti, polica greke i identifikoi këto dy viktima të trafikut të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual nga një organizatë kriminale, aktive në Greqi dhe jashtë saj.

Tetë të arrestuarit akuzohen për vepra penale, si “shfrytëzim prostitucioni”, “falsifikim dokumentesh”, etj. Nga hetimet e kryera në shtëpitë e të arrestuarve u gjetën dhe konfiskuan: 11 mijë e 410 €, tre pasaporta me pulla hyrëse dhe dalëse të rreme, pasaporta,  një numër dokumentesh dhe shënimesh të shkruara me dorë në lidhje me funksionimin e shtëpive të “seksit”, makina, celularë, etj… Ata janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës dhe pritet të dalin në gjyq shumë shpejt.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)