Politikë Çelen negociatat, raporti i BE-së: Përparim në 5 prioritetet kyçe

Çelen negociatat, raporti i BE-së: Përparim në 5 prioritetet kyçe

1384
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian i ka rekomanduar sot Bashkimit Evropian që të nisë negociatat zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Ruajtja dhe thellimi i këtij momenti reformash në fushën kyç të sundimit të ligjit, e veçanërisht 5 prioriteteve kryesore, dhe rezultatet e vazhdueshme, konkrete e të prekshme në rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, pra procesi i vetingut, do të jenë vendimtare për progresin e mëtejshëm të vendit.

Në mbështetje te kesaj, vazhdon dokumenti, Komisioni Europian do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.

Pjesë nga raporti i KE-së për Shqipërinë:

Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e administratës publike u konsolidua, me një përforcim të dukshëm të profesionalizmit dhe depolitizimit. U ndërmorën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese.

Luftë e vendosur kundër trafikut të drogës

Përpjekje të mëtejshme më të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, që kontribuan në ndërmarrjen e disa hetimeve proaktive, si dhe të arrestimeve dhe dënimeve. U morën masa të mëtejshme për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, përfshi personat që u përkaisn pakicave si dhe komunitetit rom, si dhe politikat anti-diskriminim, ashtu sikurse edhe zbatimin e të drejtave të pronës.

Hapja e negociatatave që progresi të vijojë

Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negocitata e anëtarësimit të hapen me Shqipërin, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), pasi do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave lidhur me drejtësinë, të drejtat themelorë dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)