Aktualitet Durrës, marrin peng 33-vjeçarin, në kërkim dy vëllezër

Durrës, marrin peng 33-vjeçarin, në kërkim dy vëllezër

606
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër, për të cilët njoftohet se kanë marrë peng një 33-vjeçar dhe me forcë e kanë futur e dhunuar fizikisht në një automjet.

“Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P.  33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve”, sqaron policia.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)