Kryesoret Hapja e negociatave, Balla: Basha të mos lobojë kundër në Gjermani

Hapja e negociatave, Balla: Basha të mos lobojë kundër në Gjermani

178
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se hapja e negociatave nuk është fitore e PS, por kontribut i të gjithëve. Ai i bëri thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të mos lobojë në Gjermani kundër hapjes së negociatave.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me një lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin.

Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”, theksoi Balla.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)